AKTUALITET, 2 Mars 2020, 22:40

Durrës/ Ekzekutohen me kallashnikov dy të rinjtë në Shkozet, autorët qëlluan nga një makinë në lëvizje

Durrës/ Ekzekutohen me kallashnikov dy të rinjtë në Shkozet,

Një mori të shtënash me armë zjarri në lagjen nr.14, Shkozet, në zonën e “Nishtullës”, iu ka marrë jetën dy të rinjve në Durrës. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se njëri prej tyre është Anxhelo Avdia, ndërsa viktima tjetër, 35-vjeçari, Dorian Shkoza.

Në momentin e sulmit në trotuar kanë qënë edhe dy persona të tjerë. Por këta të fundit kanë mundur që t’i shpëtojnë mrekullisht plumbave.

Policia e Shtetit ka dhënë informacionin paraprak ku sqaron se dyshohet se autorët e vrasjes së dyfishtë kanë qëlluar nga një makinë në ecje, e cila kishte xhama të zinj.

Anxhelo Avdia deri më tani nuk rezulton si një person i skeduar nga Policia e Shtetit. Ai ishte duke ecur në këmbë bashkë me viktimën tjetër, Dorian Shkozën, kur janë ekzekutuar me një armë të dyshuar si kallashnikov nga automjeti ku ndodheshin autorët.

Dorian Shkoza, ndërkohë ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës. Ai është dënuar me tetë vite burg për trafik droge dhe është liruar në vitin 2010. Së fundmi, mësohet gjithashtu se ai është pronari i një servisi makianash në zonë.

Ndërkohë në zonën e njohur si Bishti i Zhurit në hyrje të Rrogozhinës ësgtë gjetur një mjet tip “Benz” i djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së dyfshitë. Mjeti tip “Benz” mban targën AA 639 ZE, e cila rezulton se i është vjedhur shtetasit me iniciale R.L. Mësohet se R.L. është banor i fshatit Sineballaj të Rrogozhinës.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka ngritur postblloqe të shumta janë ngitur në pikat dalëse të qytetit për të bërë të mundur kapjen e autorëve.