TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë në emisionin “PRESSING”, ku edhe ka folur lidhur mbi aktualitetin politik në vend dhe për marrëdhënien me opozitën.
I pyetur nëse qeveria e tij kishte më shumë pushtet sesa duhej, kreu i qeverisë u shpreh se kabineti i tij kishte ndikim aq sa e lejonte Kushtetuta e Shqipërisë. Rama ka komentuar edhe përgjimet e “BILD” duke u shprehur se në Shqipëri nuk ka ndërhyrjë në zgjedhje që të ndikojnë në rezultatin përfundimtar.
Pjesë nga emisioni:
PYETJE: Nuk është e zakonshme që presidenti të organizojë një protestë, si e komentoni ju?
Edi Rama: Është rasti i parë dhe i vetëm në historinë e demokracisë në botë, aq më tepër në Kushtetutën tonë që organizon një protestë. Eshtë madhështore për nga marrëzia e vetë.
Edi Rama: Përshtypja është një gjë dhe krijohet në bazë të një preceptimi. Qeveria dhe shumica jonë s’ka më shumë pushtet seç i jep e drejta Kushtetuese.
PYETJE: Po përgjimet e BILD..
Edi Rama: Procesi zgjedhor në Shqipëri ka pasur një rrugë të vështirë. Kjo nuk është histori përgjimesh, nëse kanë dalë përgjimet janë për t’u hetuar. Ato janë materiale që përbënin sekret hetimor dhe të dhënë për axhendën politike. Paralajmëroheshin. Pse u ruajtën për t’u nxjerrë para çeljes së negociatave? Për të bërë atë gurgulenë. Nuk ka në Shqipëri zgjedhje që cënojnë rezultatin përfundimtar.