TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë më parë nga konferenca për shtyp, presidenti Ilir Meta bëri një paralajmërim të forte në adresë të kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit sulmoi sërish ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Sot, i ftuar në Syri TV, në “Çim Peka LIVE”, kreu i shtetit u shpreh se përçarje të tilla i shërbejnë të tjerëve dhe jo shqiptarëve.
“Edhe si president, dëshiroja ti bëja një paralajmërim të qartë, se po e tepron shumë me përçarjet që i shërbejnë të tjerëve, jo shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Meta.
A keni një këshillë për Albin Kurtin?
“Nuk kam patur asnjë këshillë për zotin Haradinaj para se të vensdoste taksën. Fillimisht ishte kryeministri ynë që e përkrahu e më pas i doli kundër.
Kosova duhet të vendosë vetë dhe Shqipëria duhet ti përkrahë e jot ë përçajë. Në këtë drejtim është e rëndësishme që zoti Kurti të bashkëpunojë me të tjerët, me ndërkombëtarët dhe çdo gjë kërkon respektimin e sovranitetit të tyre”, deklaroi presidenti.