TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Alfred Peza, ka komentuar manifestim e Presidentit ditën e sotme. Ai thotë se Meta nuk e ka luftën me Ramën, por me Bashën, për t'i marrë opozitën. Pra, kjo nënkupton se Rama do vazhdojë të rrijë gjatë në pushtet dhe se tani Meta dhe Basha po zihen kush të marrë opozitën.
"Nga pikëpamja kushtetuese Presidenti nuk e shpërndan parlamentin. Ilir Meta tregon se mund ta shpërndajë parlamentin, nisur nga mënyra si veproi me zhdekretimin e zgjedhjeve në 30 qershor. Ilir Meta mund ta shpërndajë parlamentin, por ky do të ishte fundi i tij politik, edhe nëse ai ka ambicie për t’u rikthyer si lider i një partie politike.
Ilir Meta sot ka nisur një projekt të ri politik, lufta nuk është me mazhorcën dhe Ramën është me Lulzim Bashën për rolin e kreut të opozitës. Ilir Meta ishte në rolin e liderit të opozitës, Lulzim Basha ishte në rolin e argatit që i solli votuesit e tij për t’ja konfirmuar këtë gjë", tha Peza në Opinion.
/TPZ.al/