TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetarin Berat Buzhala në emisionin “Pressing” lidhur me debatin në distancë që kreu i qeverisë ka me mediat në vend.
Buzhala u shpreh se, kryeministri Rama i quante pa të drejtë mediat “kazan”, ndërsa numri një i maxhorancës u shpreh nuk mund ta duronte “baltën” që ato hidhnin mbi familjarët e tij.
DEBATI I PLOTË:
Berat Buzhala: Të gjitha mediat kryesore e mbështesin qeverinë tuaj.
Edi Rama: Jo, jo, jo, jo. Unë di kaq që në Shqipëri, niveli i lirisë së shprehjes ka kaluar çdo limit.
Berat Buzhala: Kur ka pasur një storje hulumtuese nga televizonet e mëdha në vend, ka pasur në portale që iu i thoni kazan dhe mezi mbijetojnë se ju i sulmoni.
Edi Rama: Unë vij nga liria e shprehjes, nga media që edhe janë djegur. E them edhe unë opinionin tim, dhe kjo s’do të thotë që duhet të intimidohen.
Berat Buzhala: A është adeguate gjuha?
Edi Rama: Kazan është fjala e vetme që kam gjetur në shqip për fake-news. Jam unë, familja ime që përballen me baltën që hedhin.
Berat Buzhala: Ju paguheni nga taksat, keni një qasje tjetër në popull ndyshe nga mediat, ju duhet t’i respektoni mediat.
Edi Rama: Balta nuk bie vetëm mbi mua, por edhe mbi njerëzit e mi dhe të familjes time. Nuk keni të drejtë t’i bombardoni me shpifje.
Berat Buzhala: E thoni ju, duhet ta thotë gjykata.
Edi Rama: Jo, unë e them por ndalen aty sepse nuk i kam shkuar pas asnjë medie dhe pronari.
Berat Buzhala: Harry hoqi dorë nga posti për të dalë nga lupa e mediave
Edi Rama: Po ça thua po të isha unë në vendin e Harryt do t’ju çoja çdo ditë lule.