AKTUALITET, 6 Shtator 2018, 09:26

Ekzekutimi në Mamurras, Indrit Pepa ishte në hasmëri

Ekzekutimi në Mamurras, Indrit Pepa ishte në hasmëri

27 vjeçari Indrit Pepa i ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Mamurras mësohet se jetonte jashtë Shqipërisë së bashku me familjen për shkak të gjakmarrjes.

Pepa ishte babai i një vajze 3 vjeçare.

Që prej vitit 2013 familja Pepa ishte ngujuar për shkak të konflikteve të hershme të 27-vjeçarit me një shtetas. Po ashtu policia bën me dije se ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të krimit, shtetasin me inicialet A.M., 49 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Viktima ka qenë i akuzuar për plagosje me armë në vitin 2012. TPZ.AL