AKTUALITET, 6 Shtator 2018, 09:38

Vendimi historik, India legalizon seksin mes homoseksualëve

Vendimi historik, India legalizon seksin mes homoseksualëve

India ka vendosur legalizimin e seksit mes personave të të njëjtës gjini, në një çështje historike të shtruar përpara gjykatës supreme. Ligji  i njohur si "377", kriminalizonte mardhëniet homoseksuale dhe ishte trashëguar nga periudha e kolinizatorëve. Ligji 377, ishte ndër ligjet më të vjetra në botë, që kriminalizonte seksin mes homoseksualëve dhe gjykatat indiane, nuk e kishin rrëzuar, edhe pse çështja ishte shtruar për gjykim edhe në vitin 2013.

Aktivistët jashtë gjykatës, brohoritën pas marrjes së vendimit, raporton BBC.

India ishte ndër të pakta vende në botë, që kriminalizojnë mardhëniet seksuale mes personave të të njëjtës gjini. Vendet që vijojnë të aplikojnë ligje të tilla janë kryesisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

/TPZ.AL/