AKTUALITET, 6 Shtator 2018, 09:05

Opozita bojkoton edhe sot Parlamentin, mblidhet në Elbasan

Opozita bojkoton edhe sot Parlamentin, mblidhet në Elbasan

Edhe gjatë seancës së sotme plenare opozita nuk do të paraqitet në Parlament, por do mblidhet në Elbasan, ashtu si ditën e hënë në Shkodër. Sipas PD dhe LSI mbledhja në këtë qytet bëhet për ti dërguar mesazh të qartë qeverisë se edhe Elbasani ashtu si Shkodra drejtohet nga bandat e krimit të organizuar që kanë lidhje me qeverinë Rama.

Mësohet se opozita do e nisi mbledhjen në orën 10: 00, ku pritet edhe reagimi i tyre lidhur me situatën kaotike në Shqipëri.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se opozita do të vijojë marrëdhënien e kushtëzuar me Parlamentin për aq kohë sa bandat po terrorizojnë qytetarët në të gjithë Shqipërinë.

Lideri i PD pak ditë më parë tha nga Shkodra se se kufiri mes qeverisë dhe krimit është shuar dhe Rama bashkëpunon hapur me përfaqësues të botës së krimit.

Kufiri midis krimit dhe qeverisë është shuar përfundimisht. Edi Rama bashkëpunoi haptazi me kriminelët në qytetin e Shkodrës në zgjedhjet e vitit të kaluar, bashkëpunoi haptazi me familjen kriminale Bajraj, që e ka kthyer Dobraçin në një ‘no go zone’, si të ishim në një luftë ballkanike dhe tani ka humbur çdo fuqi dhe çdo mundësi për të imponuar ligjin dhe rendin.

Situatën e kontrollon krimi i organizuar. Shqipëria nuk qeveriset më! Nuk ka më Kryeministër! Kryeministër janë banditët! Ministër i Brendshëm janë banditët”, deklaroi kreu i PD-së. TPZ.AL