AKTUALITET, 15 Prill 2020, 19:12

FOTO/ Dalin pamjet e aksidentit horror me 41 viktima në Rusi, avioni gjigant i mbuluar nga flakët dhe tymi i zi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i frikshëm që ndodhi vitin e kaluar në aeroportin e Moskës, ku ndërruar jetë 41 persona. Mediet e huaja kanë publikuar disa pamje të reja, të cilat janë zbuluar së fundmi në gjyq, që tregonin avionin e pasagjerëve të përfshirë në flakë që rrëshkiste jashtë kontrollit në pistë.

Kapiteni i avionit Denis Evdokimov u dënua për neglizhencë por ai pretendon se po bëhet shembull për aksidentin dhe se ishte goditur nga rrufeja pak pas ngritjes. Prandaj ai u rikthye për ulje të detyruar në aeroport.

Komisioni hetues tha se Evdokimov është akuzuar me shkelje të rregullave të sigurisë dhe komandim neglizhent të avionit, që çoi në vdekje masive, lëndime dhe dëmtime madhore.

“Dështimi i tij në kontrollimin e avionit Superjet, rezultoi në shkatërrimin e mjetit, vrasjen e 40 pasagjerëve dhe të një anëtari të ekuipazhit. Dhjetë njerëz u plagosën dhe 37 shpëtuan të gjallë”, tha në gjyq.