TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryedemokrati Lulzim Basha teksa ka publikuar sot platformën e opozitës për reformën zgjedhore, kërkon që shqiptarët t’i bashkohen në konsultime.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, lideri demokrat thekson se Reforma Zgjedhore kërkon vullnet të pastër politik për tu realizuar dhe zbatuar.
“Shqipëria ka nevojë për një Reformë të vërtetë Zgjedhore të hartuar me transparencë dhe të konsultuar me qytetarët dhe të gjitha grupet e interesit.
Reforma Zgjedhore kërkon vullnet të pastër politik për tu realizuar dhe zbatuar.
Në respekt të transparencës, ky eshtë propozimi i Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore.
Dëshiroj që konsultimi të nisë me JU! Ndaj ju ftoj të ndani me mua mendimet dhe sugjerimet tuaja.”, shkruan Basha.
(ed.me/BalkanWeb)