TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryedemokrati Lulzim Basha takon në Berlin, Komisionerin Europian për Buxhetin.
Lideri i opozitës shkruan në rrjetet sociale se në fokus të bashkëbisedimit ka qenë Shqipëria, zhvillimi ekonomik dhe projektet për përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë.
“Sot në Berlin pata një bashkëbisedim të frytshëm për Shqipërinë, zhvillimin ekonomik dhe projekte të rëndësishme që do të përmirësojnë jetën e qytetareve tanë, me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther OETTINGER.
Angazhim dhe përkushtim maksimal për punësim, mirëqënie, zhvillim ekonomik për qytetarët për #ShqipërinëSiEuropa”, shkruan Basha.
Prej dy ditësh, kreu i PD ndodhet në Gjermani, ku po zhvillohen takime të rëndësishme me zyrtarë të qeverisë gjermane, por edhe ata të BE, gjatë Dialogut të Nivelit të Lartë që organizon Fondacioni Konrad Adenauer.