TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me sa duket plagosja e mbrëmjes së djeshme në Tiranë, me autor gardistin Florjan Hysa në rrugën “Ramadan Çitaku”, në kryqëzim me rrugën e “Balshajve” ka ndodhur nga pakujdesia.
Të paktën kështu ka rrëfyer në polici gardisti 22 vjeçar, dëshminë e të cilit e ka zbardhur për “BalkanWeb”.
Sipas tij, ai dhe i plagosuri kanë qenë miq me njëri-tjetrin, ndërsa mbrëmjen e djeshme kanë qenë bashkë duke luajtur me armë dhe e ka plagosur pa dashje. Pas ngjarjes ai deklaron se e ka çuar në spital së bashku me të vëllain e të plagosurit.
Ndër të tjera mësohet se Hysaj kishte pak kohë që kishte filluar punën në Gardën e Republikës dhe nuk shoqëronte ndonjë person të caktuar.