AKTUALITET, 4 Qershor 2019, 10:42

Bulqizë, qëlloi me armë zjarri një person, shpallet në kërkim 28-vjeçari

Bulqizë, qëlloi me armë zjarri një person, shpallet në


Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bulqizës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit M.Xh.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se nga e shtëna me armë nuk ka patur të lënduar.

Njoftimi i policisë Bulqizë:

Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim policor shtetasin A.T, 28 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bulqizës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit M.Xh.

Nga e shtëna me armë nuk ka patur njeri të lënduar.

Vijon puna për kapjen e tij, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.