AKTUALITET, 4 Qershor 2019, 13:51

Atentati me armë në Lungomare, arrestohet Inez Hajrulla

Atentati me armë në Lungomare, arrestohet Inez Hajrulla


Është arrestuar nga ana e Policisë së Vlorës Ines Hajrulla, i cili u përfshi në një përplasje me armë në datën 10 Maj në zonën e Lungomares në Vlorë.

Në këtë përplasje me armë Hajrulla dyshohet se ishte shënjestër e një atentati, nga persona ende të paidentifikuar nga Policia, ndërkohë që nga të shtënat u plagos aksidentalisht një qytetar.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10 Maj 2019 në Lungomare.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është kundërpërgjigjur me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit ku ndodheshin personat e pa identifikuar që kanë hapur zjarr me armë në drejtim të lokalit ku ndodhej shtetasi I.H.

Në lidhje me ngjarjen mbeti i plagosur 63 vjeçari D.C, i cili ishte klien në një lokal tjetër me distancë prej 70 m larg.

Gjykata i ka caktuar shtetasit I. H, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Vrasje kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.