AKTUALITET, 4 Qershor 2019, 12:32

Policia: Romarjo Alliaj sajoi atentatin ndaj tij, arrestohet së bashku me shokun

Policia: Romarjo Alliaj  sajoi atentatin ndaj tij, arrestohet së bashku me


Romarjo Alliaj është i riu i cili sajoi atentatin ndaj tij më 12 maj të këtij viti, drejtë të cilit u qëllua plot 20 herë. Pas zbardhjes së ngjarjes, policia ka prangosur 33 vjeçarin së bashku me shokun e tij.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Mifolit”, ku ndaj 24-vjeçarit u qëllua me breshëri nga një tjetër makinë që po e ndiqte nga pas.

33-vjeçari rezulton se është dënuar disa herë, ku ndër të tjera dhe për mashtrim. Po ashtu, Alliraj ka qenë i dyshuar edhe për drogë, pasi u kap nga Policia me një sasi të vogël kanabis sativa. Ai kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar për drejtim të gabuar të automjetit, ndërsa aktualisht punonte si shpërndarës picash.

Në vitin 2017, Alliraj është hetuar për mashtrim në blerjen e një makine, ku nuk ka paguar shumën e parave si dhe ka mashtruar një tjetër person, duke i marrë një shumë lekësh.

Pikërisht, e kaluara e 33-vjeçarit ishte edhe dyshim se mund të ketë sjellë dhe atentatin ndaj tij në shenjë hakmarrjeje.

Njoftimi i policisë:

Vlorë,

Policia zbardh ngjarjen e Novoselës të ndodhur më datë 12 Maj 2019

Sajon ngjarjen për interesa personale në bashkëpunim me shokun e tij, por vihen të dy në pranga.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 12.05.2019, ku persona të paidentifikuar kanë tentuar të vrasin 24 vjeçarin R. A, i cili në momentin e sulmit ishte duke drejtuar automjetin e tij Volksëagen Golf në autostradën Vlorë-Levan, Policia në bashkëpunim me Prokurorinë ka zbardhur ngjarjen, ku ka rezultuar se ngjarja është sajuar nga autori dhe shoku i tij , për interesa personale.

Në këtë kuadër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

1. A., 24 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Kallëzimi i rremë”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”.

2. V., 51 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Kallëzimi i rremë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.

Nga hetimet e kryera dhe provat e administruara ka rezultuar se shtetasi A.V në bashkëpunim me vetë shtetasin R.A, kanë përgatitur, simuluar dhe realizuar vetë ngjarjen në fjalë për interesa personale duke përdorur gjithashtu edhe një armë zjarri automatike.

Gjithashtu, për shtetasin R.A, më datë 01.06.2019, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, por ditën e djeshme (03.06.2019) është konstatuar nëpër qytet duke mos zbatuar detyrimet ligjore në lidhje me masën e sigurisë.

Materialet në ngarkim të personave të ndaluar i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.