AKTUALITET, 4 Qershor 2019, 10:54

Tërmeti në Korçë, 70 banorë të Floqit ende në çadra

Tërmeti në Korçë, 70 banorë të Floqit ende


Emergjencat Civile njoftojnë se 70 banorë të fshatit Floq në Korçë, një nga fshatrat e prekura më rëndë nga tërmeti 5.3 ballë i të shtunës së kaluar, vijojnë ta kalojnë natën në çadra.

45 banorë të janë akomoduar në shkollën e fshatit dhe 25 banorë të tjerë në qendrën sociale “Kenedy”.

Aktualisht 70 banorë janë ende në çadra e po asistohen me ndihmat për çdo nevojë tyren.

Ndërkohë, nga banorë dhe vullnetarë të bashkisë Tiranë është nisur mëngjesin e sotëm drejt Korçës një kamion me ndihma në veshmbathje dhe ushqime.