TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk kanë reshtur as ditën e sotme lëkundjet e tokës në zonën e Korçës, si pasojë e nëntërmeteve që kanë rënë pasditen dhe mbrëmjen e djeshme.
Janë regjistruar së paku katër tërmete të lehtë me epiqendër në fshatin Nikolicë.
Lëkundja më e fortë është shënuar në orët e para të mëngjesit me magnitudë 2 ballë.
Në bilancin e dëmeve të shkaktuara nga tërmetet në rajonin e Korçës, numërohen 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave janë të pabanuara.
Fshatrat më të prekura janë Floqi, Qafëzezi dhe Vidohova.