TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit me banorët e “Unazës së Re”, të cilët kundërshtojnë prishjen e ndërtesave të tyre ftoi të gjithë shqiptarët të reagojnë.
Kryedemokrati akuzoi Ramën dhe Veliaj për projektin në dëm të banorëve të zonës së “Astirit”, sipas tij ata duan të pastrojnë paratë e drogës duke shembur shtëpitë e 300 familjeve pa iu dhënë dëmshpërblim.
“Ajo që kam dëgjuar brenda është tronditëse.
Ka një detaj, nuk ka asnjë ligj për shembjen e shtëpive, u kanë çuar lajmërim dhe u kanë vënë kryqe te dera, nuk ka asnjë ligj, akt, që tu jetë dhënë familjeve, ti jetë dhënë kohë, ti paguhen paratë e shpronësimit dhe tu jepet kohë për të gjetur një banesë, në më pak se 48 orë u thonë ikni se do tu prishim shtëpitë.
Rama dhe Veliaj ka një projekt me një grup bandash që duan të pastrojnë paratë e drogës dhe duan të ndërtojnë shumëkatëshe dhe shembin shtëpitë e mbi 300 familjeve, pa u dhënë asnjë lek dëmshpërblim”- tha Basha, pas takimit.TPZ.AL