AKTUALITET, 15 Tetor 2020, 19:49

Dështimi përballë krimit, shkarkohet drejtori i policisë së Shkodrës

Dështimi përballë krimit, shkarkohet drejtori i policisë

Pas dy vrasjeve, një atentati dhe parcelave me kanabis që janë gjetur në Shkodër, është shkarkuar nga detyra, drejtori i Policisë, Niko Brahimaj.

Largimi i tij mendohet se ka të bëjë me ngjarjet e fundit dhe se Policia e Shkodrës ka dështuar të zbulojë parcelat me kanabis. Drejtori i ri i Policisë Shkodër është emëruar Lorenc Meta, shef komisariati në këtë qytet. Edison Çutaj dhe Klement Pepaj u vranë në Malësinë e Madhe, ndërkohë që aty u gjetën edhe parcela me kanabis.

Më pas iu bë atentat shefit të Policisë Bashkiake Malësi e Madhe, Mentor Hasanajt, në lagjen Dobraç të Shkodrës. Asnjë prej autorëve të këtyre ngjarjeve nuk është arrestuar.