AKTUALITET, 15 Dhjetor 2018, 09:19

Guardiola: Gara për titullin e Premierligës si ndeshjet Barça – Real

Guardiola: Gara për titullin e Premierligës si ndeshjet Barça

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola beson se gara për titullin e Premierligës është e ngjashme me eksperiencën e tij kur është ballafaquar me Real Madridin sa ishte trajner i Barcelonës në La Liga.

Guardiola sa ishte në “Camp Nou” i fitoi tre tituj të La Ligës në katër stinore.

“Është mjaft e ngjashme, mund ta ketë atë ndjenjë, tentimi për ta fituar secilën ndeshje”, ka krahasuar Guardiola garën për titull si ndeshjet mes Barcelonës e Real Madridit.

“Jo vetëm Liverpooli, Chelsea, Tottenhami, Arsenali edhe Manchester Unitedi mund të na bashkohet në garën për titull”.

“Mirëpo ndjenja është e njëjtë, Reali gjithmonë kërkonte më shumë, ne duhej të fitonim dhe e dinim. Ne mund të humbitnim ndaj Realit mirëpo duhej të fitonim kundër skuadrave tjera ose nuk do ta fitonim titullin”.

Manchester City aktualisht është në pozitën e dytë në renditje me një pikë më pak se Liverpooli, dhe sot do të takohet në shtëpi me Evertonin në kuadër të xhiros së 17-të.