TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në vrasje gjatë orëve të para të mëngjesit ka tronditur Mamurrasin, ku një i ri ka mbetur i vdekur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Zef Hoti’, në periferi të Mamurrasit.
Sipas të dhënave të policisë mësohet se viktima është 27 vjeçari Indrit Pepa, shkaqet e krimit mbeten ende mister.
Viktima është transportuar me ambulancë drejtë spitalit por gjatë rrugës humbi jetën për shkak të plagëve të rënda. Policia ka mundur të zbuloi autorin e krimit, bëhet fjalë për 48 vjeçarin me iniciale A.M., banues në Mamurras. Po punohet për kapjen e tij, ndërkohë prokuroria ka nisur hetimet.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
TPZ.AL