AKTUALITET, 11 Nëntor 2018, 14:41

Atalanta shkatërron Interin, edhe Gjimshiti u shënon zikaltërve

Atalanta shkatërron Interin, edhe Gjimshiti u shënon zikaltërve

Interi bie në Bergamo ndaj Atalantës, duke u mundur me rezultatin 4-1.

Atalanta ka shënuar që në minutën e 9-të me anë të Hateboer, ndërkohë që në pjesën e parë, bergamaskët kanë dominuar tërësisht, duke mos lejuar zikaltërit të godasin asnjëherë në portën e mbrojtur nga Berisha.

Në pjesën e dytë, u duk se Interi u fut në lojë pas golit të shënuar nga Ikardi me penallti në minutën e 47-të.

Në të 62' ka shënuar edhe golin e dytë Mançini, ndërkohë që Berat Gjimshiti ka shënuar golin e tretë në minutën e 88-të. Ky ishte goli i parë në kampionat për mbrojtësin kuqezi, i cili pas ka luajtur edhe titullar së bashku me Berishën.

Kur u duk se gjithçka po përfundonte, Brozoviç është ndëshkuar me karton të kuq, ndërkohë që Gomez ka shënuar edhe golin e katërt në minutën e 94-t.

Atalanta-Inter 4-1

9’ Hateboer, 62’ Mançini, 88’ Gjimshiti, 90+4’ Gomez/ 47’ Ikardi (p)