AKTUALITET, 11 Nëntor 2018, 15:27

Klop i jep besimin, Xherdan Shaqiri e “shpërblen” me supergol

Liverpuli ka fituar me rezultatin 2-0 përballë Fulhamit. Fillimisht ka qenë Salah ai që ka zhbllokuar sfidën në minutën e 41 të takimit. Me këtë rezultat është mbyllur dhe pjesa e parë, por sfida në fraksionin e dytë nuk prodhoi gola të tjerë.

Më pas ka qenë Xherdan Shaqiri ai që ka realizuar pas një pasimi të marrë nga Robertson, shkruan Panorama Sport. Pasi e la në shtëpi në ndeshjen e Beogradit në Ligën e Kampionëve, Klop e shpërbleu me një vend në formacionin startues shqiptarin dhe ky i fundit nuk e zhgënjeu.

Skuadra e Jurgen Klop me këtë fitore ka prekur majën e tabelës me 30 pikë, ndërsa Fulham e ka “shtypur” veten në fund të klasifikimit me 5 pikë në total.