AKTUALITET, 11 Nëntor 2018, 14:52

Basha-Ramës: Kur ke simbol hashashin, Shqiponja të duket vulgaritet

Basha-Ramës: Kur ke simbol hashashin, Shqiponja të duket vulgaritet
Lulzim Basha reagoi ndaj deklaratës së Edi Ramës për simbolin kombëtar, Shqiponjën. Me një postim në Twitter, Basha shkruan se ‘kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet’.  Edi Rama postoi në Twitter një sharrje për monumentin e ngritur në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:  Kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet Për Ramën çfarë nuk sjell pare në xhepat e tij dhe oligarkëve është pa vlerë, ndaj shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë, për miliona euro që i jep një kompanie fantazmë dhe nën sekuestro.