AKTUALITET, 27 Nëntor 2019, 11:56

Banorët e Unazës së Re bëjnë gjestin human: Strehim dhe ushqim për të prekurit nga tërmeti

Banorët e Unazës së Re bëjnë gjestin human: Strehim dhe


Banorët e zonës së Unazës së Re janë solidarizuar me personat që u prekën rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili mori jetë njerëzish por edhe shkatërroi shumë banesa.

Përmes një njoftimi, banorët e Astirit bëjnë me dije se në dispozicion të të prekurve, vihet një pallat 5 katësh, për çdo person që ka mbetur i pastrehë.

Përveç strehimit, këta banorë, në bashkëpunim me Aleancën për Teatrin Kombëtar, ofrojnë edhe ushqim për të prekurit.

DEKLARATA

Ne familjet dhe banoret e Unazes se Re, ne solidaritet te plote me situaten e post-termeteve, veme ne dispozicion kete ndertese 5 kateshe per c’do familje e banor te pastrehe nga termeti sidomos per zonen e Durrsit e te Thumanes por jo vetem!

Godina e banimit ka kapacitet banimi per rreth 200 persona, eshte 5 kateshe me uje, drita, e kushte higjeno sanitare shume te mira, eshte afer 1 deri 3 minuta stationeve te autobuseve, urban e interurban.

Spitali Ushtarak eshte vetem 15 minuta larg ne kembe nga godina.

Godina e banimit ka dhe ambient magazinie.

Godina e banimit gjendet 100-m sapo hyne ne Unaze te Re krahu i djathe te Sheshi Shqiponja.

Ne banoret e Unazes se Re bashke me Aleancen per Teatrin marim persiper strehimin e te pastreheve pa afat deri ne nje zgjidhje te dyte!

Bashke me Aleancen per Teatrin do t’ju sigurojme ushqime rroba batanije dysheke e c’fare tjeter ju nevojitet per ta kalur me sa me pak dhimbje kete situate te veshtire!

C’do familjee banor i demtuar nga termeti mund te na kontaktoje jemi ne dispozicion 24 ore per Ju.

SHPERNDAJE SA ME SHUME!