TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës ku po bën një vëzhgim në terren për dëmet e shkaktuara nga tërmeti.
Ai është përplasur atje me qytetarë të revoltuar, që i kërkojnë ndërtimin e banesave të tyre.
DEBATI:
Qytetari: Po s’ka ka ardhur njeri fare mo, jemi në rrugë.
Rama: Mos flisni gjëra të pakuptueshme. Mos shikoni vetëm derën tuaj.
Qytetari: Më është shembur pallati more.
Rama: Na lini të bëjmë punën tonë.
Rama ndër të tjera u shpreh para qytetarëve se qeveria do të ndërtojë për të prekurit shtëpi dhe jo shtëpi kartoni.
31 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm që ka ngjallur panik tek të gjithë shqiptarët. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi 25 persona janë ende të humbur.
Mëngjesin e sotëm janë gjetur nën rrënoja të pajetë, Klement Çupi bashkë me babain e tij, Hajredin Çupi. Ndërsa në spitalin e Traumës, humbi jetën Sajmir Greku, 31-vjeç.
Ndërkohë janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat çifti Çelnike Greku dhe Pëllumb Greku, prindërit e Sajmirit.