AKTUALITET, 29 Dhjetor 2018, 12:06

Banorët e “Bregut të Lumit” marshim në këmbë, protestë së bashku me diasporën para Kryeministrisë

Banorët e “Bregut të Lumit” kanë nisur një marshim në këmbë drejt Kryeministrisë, për t’iu bashkuar protestës së diasporës.

Protesta nisi një ditë më parë, e pritet të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme, ndonëse policia e Tiranës nuk kishte dhënë leje për mbajtjen e saj, duke refuzuar organizuesin.

Ndërkohë që gjatë protestës së djeshme para zyrës së Ramës, një prej organizatorëve të kësaj protestë, Gent Sejko tha se shqiptarë nga vende të ndryshe të botës janë bashkuar në ketë tubim paqësor.

“Jemi këtu për studentët për minatorët, naftëtarët, biznesin ish-të përndjekurit politik, pensionistët dhe për çdo shtresë që ndihet i shtypur nga ky sistem jo thjesht nga qeveri”, u shpreh Sejko.

Ndërkohë që një protestues tjetër që kishte ardhur nga Amerika, shtoi se kjo protestë duhet të kthehet në një parti politike me nuanca nacionaliste. “Të formojmë një parti nacionaliste që djemtë dhe vajzat Shqiptarë të zgjohen nga gjumi”, shtoi ai.