TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë pas ndryshimeve në Qeveri, Kryeministri dhe kreu i PS-së Edi Rama ka mbledhur sot Kryesinë e PS-së.
Burime për “Panorama” bëjnë me dije se mbledhja do të ketë në fokus të saj përgatitjen për zgjedhjet vendore.
Kjo mbledhje vjen një dite pas punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku Rama njoftoi live largimin nga qeveria të 7 Ministrave dhe zëvendësimin e tyre.
LËVIZJET
Zv.Kryeministër Erion Braçe në vend të Senida Mesit
Ministër Arsimi Besa Shahini, në vend të Lindita Nikollës
Ministër i i Energjisë Belinda Balluku, në vend të Damian Gjiknurit
Ministër i Jashtëm Gent Caka, në vend të Ditmir Bushatit
Ministër i Financave Anila Denaj, në vend të Arben Ahmetajt
Ministër i Bujqësisë Blendi Çuçi, në vend të Niko Peleshit
Ministër për Sipërmarrjen Eduard Shalsi, në vend të Sonila Qatos
Ministër Kulture Elva Margariti, në vend të Mirela Kumbaros
Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.