AKTUALITET, 29 Dhjetor 2018, 11:50

Tiranë, zbulohet identiteti i shoferit të pajetë, dyshimet e para

Tiranë, zbulohet identiteti i shoferit të pajetë, dyshimet e para

Ka ende paqartësi në lidhjen me trupin e pajetë të një shoferi të gjendur ditën e sotme në kabinën e një kamioni në Tiranë.

Sipas raportimeve më të fundit personi i gjendur i vdekur është shtetasi me iniciale V. L, i moshës 50 vjeç.

Sipas policisë ai u gjend brenda kabinës së një kamioni në një parkingun e një biznesi pranë “Kthesës së Kamzës”.

Deri më tani policia nuk ka konstatuar shenja dhune në trup, ndërsa dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Tek mbikalimi pas “Casa Italia” në mjetin e parkuar tip “kamion” është gjetur pa shenja jete shtetasi V. L., rreth 50 vjeç.

Nga këqyrjet në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.