AKTUALITET, 29 Dhjetor 2018, 10:19

Mirela Kumbaro e zhgënjyer nga shkarkimi, kërkon duartrokitje për Ditmir Bushatin

Mirela Kumbaro e zhgënjyer nga shkarkimi, kërkon duartrokitje për

Një aktivitet që ka mbyllur vitin kulturor Shqipëri-Austri ka qenë “dëshmia” e parë se shumë nga ministrat e shkarkuar nga Edi Rama as që e prisnin diçka të tillë.

Shumë prej tyre të ftuar si ministra në aktivitet e kishin konfirmuar pjesëmarrjen për ditën e djeshme. Shkarkimi ka bërë të vetën. Shumica e tyre nuk kanë shkuar në aktivitetin që u zhvillua ne Pallatin e Kongreseve.

Aty kanë mbërritur vetëm dy prej tyre, Kumbaro, e cila duhet të mbante edhe një fjalë përshëndetëse dhe ish-ministri i jashtëm, Bushati.

Në fjalën e Kumbaros ndihej qartë një lloj pezmatimi, shkruan Gazeta Dita. Dhe jo rastësisht në mënyrë demonstrative ish-ministrja e Kulturës i kërkoi sallës një duartrokitje për ish-ministrin e jashtëm, si një lloj solidariteti mes të ikurish që nuk munden të thonë e as të bëjnë me shumë se kaq për të shprehur pakënaqësinë.