TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sulmi terrorist ndaj turistëve vietnamezë i ndodhur vetëm 4 kilometra larg piramidave të famshme që iu mori jetën 4 personave, është pësuar me vrasjen e 40 xhihadistëve nga policia egjiptiane.
Ministria e Brendshme e Egjiptit njofton se gjatë operacionit të realizuar në mëngjesin e ditës së sotme, terroristët janë vrarë në veri të gadishullit të Sinai-t, tregon se ata kishin planifikuar një seri atentatesh ndaj turistëve, objekteve të kishës dhe forcave të armatosura të Egjiptit.
Gjatë sulmit të djeshëm me lëndë shpërthyese ndaj një autobuzi, humbën jetën 4 persona nga të cilët 3 ishin vietnamez dhe 1 shoqërues nga Egjipti si dhe metën të plagosur 11 turistë të tjerë.
Lënda shpërthyese artizanale ishte vendosur të premten në afërsi të një muri në lagjen Haram, në afërsi të piramidave.
Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë i sulmeve të tilla në Egjipt. Në korrik të 2017-ës, në zonën e njohur turistike të quajtur Hurghada, një person vrau me thikë 2 turiste gjermane dhe plagosi 4 persona të tjerë.
Ngjarje të tilla i japin një goditje të madhe sektorit të turizmit në këtë vend, i cili është mjaft i rëndësishëm për ekonominë e tij.