TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vendimit të kryeministrit Rama për ta emëruar si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, vjen dhe reagimi i Elisa Spiropalit.
Për emisionin “Java”, Spirapali ka treguar se emërimi i saj ka qenë totalisht surprizë, pasi ajo nuk ishte në dijeni për lëvizjen e kryeministrit.
Sa i takon përzgjedhjes së ministrave gjatë ditës së djeshme, Spiropali u shpreh se Rama është konsultuar paraprakisht, por vendimi ka qenë plotësisht i tij.
E dinit në mëngjes çfarë do të ndodhte me qeverinë?
“Nuk e dija as unë as persona të tjerë besoj. Mund të quhet një diskrecion i kryeministrit pasi është konsultuar me shumë, emrat i vendosi Rama.
Kur ju më telefonuat unë isha në makinë duke shkuar në Asamble nuk e kisha këtë dijeni” u përgjigj Spiropali