AKTUALITET, 29 Dhjetor 2018, 09:18

Ministrat e rinj të kabinetit 'Rama', Vasili: 7 xhuxha në qeveri

Ministrat e rinj të kabinetit 'Rama', Vasili: 7 xhuxha në

Kreu i grupit parlamentar te LSI-se, Petrit Vasili i ka quajtur ministrat e rinj të kabinetit Rama si 7 xhuxha në qeveri.

Me një status në Facebook, ai shkruan se “7 xhuxhat e rinj në qeveri kanë një merite të madhe se gajasën dynjanë me hiçgjë-në, që përfaqësojnë. 7 xhuxhat janë thjesht teshtima dhe gromësima e radhës e Edi Ramës”.

Sipas tij, “Llogarinë e hapur Edi Rama e ka me shqiptaret dhe jo me 7 xhuxha po as me 17 fatin nuk e tij e ndryshon dot, se qindra milion euro-,t e grabitura nga ai kërkojnë shpagim që fillon nga burgu”.

Postimi i Vasilit:

7 xhuxhat e rinj ne qeveri si teshtima dhe gromesima e Rames?

7 xhuxhat e rinj ne qeveri kane nje merite te madhe se gajasen dynjane me hicgje-ne, qe perfaqesojne.

7 xhuxhat jane thjesht teshtima dhe gromësima e radhes e Edi Rames.

7 xhuxhat e rinj te qeverise kane vlere dhe mund te zgjasin aq sa zgjat nje gromesime.

Llogarine e hapur Edi Rama e ka me shqiptaret dhe jo me 7 xhuxha po as me 17 fatin nuk e tij e ndryshon dot, se qindra milion euro-,t e grabitura nga ai kerkojne shpagim qe fillon nga burgu.

As xhuxhat as breshkat nuk ja sjellin dot frymen Edi Rames, se sado qe merr fryme nga lart i del e gjitha nga poshte se eshte çpuar krejt.