BALLKAN, 10 Gusht 2023, 17:40

Nëna denoncon partnerin: Ka abuzuar me 5 fëmijët e mi të mitur

Nëna denoncon partnerin: Ka abuzuar me 5 fëmijët e mi të

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korfuz, ku një nënë ka denoncuar partnerin e saj me pretendimin se ai ka abuzuar me pesë fëmijët e saj të mitur.

40-vjeçarja u paraqit mesditën e së mërkurës në Drejtorinë e Policisë Jugore të Korfuzit, ku ka bërë denoncim ndaj partnerit të saj 44-vjeçar për sjellje të pahijshme.

Siç ka pohuar në polici, viktima të këtyre sjelljeve kanë qenë pesë fëmijët e saj të mitur. Ata janë dy djem, 14 vjeç, një vajzë 12 vjeç dhe një djalë e vajzë 9 vjeç. Nëna e fëmijëve nuk ka përmendur kohën e kryerjes së akteve të dyshuara, gjë që mund të shihet nga ekzaminimi i mjekëve.