TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kosova është tronditur sërish nga një krim i rëndë, ku këtë herë viktimë ishte një 39-vjeçar, ndërkohë që u plagosën tre të tjerë.
Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet e rënda kur është qëlluar me breshëri në lokalin ku edhe ndodhi përplasja. Në video dëgjohen të qara dhe ulërima, qytetarët shihen të frikësuar dhe të tronditur nga të shtënat me armë.
Kujtomë se ngjarja ndodhi në fshatin Runik të Skenderajt rreth orës 01:21 pas mesnate. Viktimë e kësaj ngjarje mbeti 39-vjeçari me inicialet N.L. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.