BALLKAN, 12 Gusht 2023, 14:13

​Serbia, zero investim në shkollat shqipe

​Serbia, zero investim në shkollat shqipe

Megjithatë, ka tekste që nuk lejohen nga Serbia për furnizim të nxënësve shqiptarë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar thekson për KosovaPress se për shkak të uljes së numrit të nxënësve, në Serbi pritet bashkimi i shkollave.

Lutfiu paralajmëron që do t’i dërgojë letër edhe kryeministrit Kurti për renovimin e shkollave shqipe.

Në anën tjetër, ai flet edhe për ndaljen e qytetarëve dhe personaliteteve politike të Luginës, në pikat kufitare me Serbinë. Ai shprehet se qytetarëve po tentohet t’i futet frika me përndjekjet që po u bëhen në kalimet kufitare.

Ditë më parë, Ardita Sinani e cila është këshilltare politike e kryeministrit, Albin Kurti, ka thënë se është ndaluar nga policia serbe për mbi një orë në vendkalimin kufitar Muçibabë.

Ajo ka shtuar se nuk ka marrë asnjë sqarim për arsyen e ndalimit ndërsa ka theksuar se ky rast do të jetë shtyje më e madhe për të folur me zë të lartë për diskriminim shtetëror serb ndaj shqiptarëve. /KosovaPress