BALLKAN, 12 Gusht 2023, 17:09

Aksident në Greqi, makina përplaset me furgonin, humbin jetën babë e bir

Aksident në Greqi, makina përplaset me furgonin, humbin jetën

Tragjik ka rezultuar fati i babë e bir në Greqi, të cilët kanë humbur jetën në një aksident automobilistik. Ngjarja ndodhi në afërsi të rrugës Akrotiriou – Megalochoriou. Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një furgon. Si pasojë e përplasjes së fortë kanë humbur jetën babë e bir.

Raportohet se gjithashtu edhe shoferi i fugonit ka mbetur i plagosur.

Shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit rrugor po hetohen nga nëndrejtoria e Policisë Thira.