BALLKAN, 12 Gusht 2023, 17:40

Kurti vizitoi sot Maqedoninë e Veriut, reagon Petkoviç: Mund të ndezë një konflikt të ri në Ballkan

Kurti vizitoi sot Maqedoninë e Veriut, reagon Petkoviç: Mund të

Shumë reagime ka sjellë vizita e Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut. Mes kritikave që iu adresuan kryeministrit kosovar, u shtua dhe ai i drejtorit të zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç. Petkoviç tha se Kurti ka udhëtuar në Maqedoninë e Veriut për të nxitur strukturat më ekstreme politike të shqiptarëve në atë vend dhe për të promovuar projektin fashist të Shqipërisë së Madhe.

“Duke e shpallur veten si mentor politik dhe ideologjik i atyre që do të destabilizonin dhe ndanin Maqedoninë e Veriut, Kurti e shtriu misionin e tij luftarak nga Kosova në territoret përreth, të cilat ai i konsideron si pjesë përbërëse të projektit të tij të çmendur të shtetndërtimit të Shqipërisë së Madhe”, deklaroi Petkoviç.

Kurti kërkoi sot bashkëpunim me Maqedoninë dhe institucioneve të Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë. Ndërkohë, Ramush Haradinaj akuzoi Kurtin se tashmë po kërkon të mashtrojë shqiptarët në Maqedoni.