BALLKAN, 11 Gusht 2023, 14:15

Shkëmbim zjarri mes Policisë dhe kontrabandistëve në veri/ Arrestohen katër serbë dhe një shqiptar

Shkëmbim zjarri mes Policisë dhe kontrabandistëve në veri/

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës, ka ndaluar një grup kontrabandistësh në tre vetura dhe një furgon në afërsi të Çeçevës së Zubin Potokut, në veri të vendit.

Në momentin kur policët kanë tentuar t’i ndalojnë, sipas policisë, grupi ka sulmuar me armë zjarri policinë, e cila është kundërpërgjigjur.

Katër serbë dhe një shqiptar janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se të njëjtit merreshin me kontrabandë, dhe një tjetër është akoma në kërkim dhe se i njëjti është i nacionalitetit shqiptar.

Gjatë tentimit për t’i ndaluar, grupi i të dyshuarve i ka sulmuar me armë zjarri Policinë e Kosovës dhe më pas, Policia është kundërpërgjigjur ndaj tyre.

Lajmin për Tv ‘Dukagjinin’ e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, i cili ka thënë se gjatë aksionit nuk ka ndonjë të lënduar.

Në furgonin e ndaluar dhe në tri makina, Policia ka gjetur mallra të ndryshme të kontrabanduara si cigare, por edhe lëndë narkotike.

Rasti u cilësua si “Sulm ndaj personave zyrtar”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kontrabandim me mallra”.