TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Duket se ngjarja e rëndë në Bosnje, ku një burrë vrau 3 persona, mes tyre gruan, dhe më pas veten, ka marrë përmasa dhe më të rënda. Deri më tani janë arrestuar rreth 40 persona që kanë përkrahur vrasësin Nermin Sulejmanoviç gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Instagram, i cili ekzekutoi 3 turq.
Autori plagosi dhe policin Husein Kotoriç, shtetasin Nedim Pamukoviç, si dhe Harisa Onder, bashkëshorten e Xhengiz Onderit. Sipas informacioneve të fundit, Harisa Onder ndodhet në gjendje të rëndë. Vrasësi transmetoi drejtpërdrejt vrasjen brutale të gruas së tij. Akoma më e frikshme ishte se shumë njerëz e mbështetën.
Siç tha ministri i Punëve të Brendshme të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Ramo Isak, po kryhen aktivitete për regjistrimin e individëve. “Drejtori i FUP-së më informoi se departamenti i krimit kibernetik i FUP-së tashmë po kryen aktivitete në lidhje me regjistrimin e personave që kanë mbështetur dhe lavdëruar vrasjen dhe vrasësin në rrjetet sociale”, tha Isak për Dnevni Avaz.
FUP në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse do të nisë procesin e gjetjes dhe dokumentimit të të gjithë personave që me postimet e tyre kanë përhapur urrejtje, kanë dhënë mbështetje, kanë lavdëruar vrasjen dhe vrasësin, jo vetëm në Instagram, por edhe në të gjitha platformat e tjera të mediave sociale.