BALLKAN, 7 Tetor 2022, 13:21

Video e presidentit serb, Vuçiç i vetmuar, ndërsa liderët botërorë duken në humor të mirë

Video e presidentit serb, Vuçiç i vetmuar, ndërsa
Vuçiç në Pragë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ishte në Pragë për samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Në rrjetet sociale, Vuçiç u mburr me takime me zyrtarë evropianë të rangut më të lartë.

Por një video që u shfaq në Twitter tregon një pamje paksa ndryshe. Ajo tregon të parin e shtetit serb duke qëndruar i vetëm në sallën ku janë mbledhur të gjithë shtetarët evropianë.

Ndërsa liderët e Turqisë, Armenisë, Hungarisë dhe Azerbajxhanit po bisedojnë, Vuçiç qëndron i vetëm pas tyre dhe shkruan në celularin e tij.

Sigurisht, ky është vetëm një detaj nga samiti dhe nuk ka dyshim se ai ka biseduar me shumë kolegë.

Megjithatë, disa e përdorin këtë video për të vënë në dukje izolimin e Serbisë, e cila nuk ka ndjekur udhëzimet e BE-së dhe nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.