TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përpjekjet diplomatike të Serbisë kanë arritur që ta nxjerrin nga axhenda kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës në Strasburg. Shefja e Misionit të Serbisë në Këshillin e Evropës, Aleksandra Gjuroviç u tha medieve serbe se shumica e përfaqësuesve u pajtuan me kërkesën e Beogradit. Kërkesa e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës është dorëzuar më 12 maj.
Serbia që prej kësaj date e ka kundërshtuar kërkesën e Kosovës me pretendimin se Prishtina është pjesë e territorit të Serbisë.
Lobimi serb duket se ka gjetur terren te 12 shtetet që janë pjesë e Këshillit të Evropës dhe që nuk e njohin ende Kosovën.
Shteti i udhëhequr nga Aleksandër Vuçiç pretendon se Kosova nuk i përmbush standardet e Këshillit të Evropës, për gjoja shkeljen e të drejtave të pakicave etnike, si serbët në veri. Procedura për pranimin e një anëtari të ri në Këshillin e Evropës i cili përbëhet nga 46 shtetet është komplekse.
Deri më 9 nëntor 2022, Komiteti i Ministrave të KiE-së kryesohet nga Irlanda dhe më pas gjashtë muajt e ardhshëm do të drejtohet nga Islanda./ Ora