BALLKAN, 6 Tetor 2022, 18:40

Jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë në Kosovë

Jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifi, ka dhënë sot dorëheqjen, raporton Koha.net.

Latifi, që prej emërimit në detyrë është kritikuar për menaxhim jo të mirë të këtij sektori.

Së fundi, kryeministri Kurti themeloi edhe një Komision për shëndetësinë, të cilin e udhëheq vetë dhe ku u komentua edhe si mosbesim ndaj punës së Latifit.

Latifi ishte emëruar më 16 nëntor të vitit të shkuar, duke e zëvendësuar Arben Vitinë që kishte konkurruar për kryetar të Prishtinës.