TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se zhvillimet gjeopolitike kohëve të fundit e kanë vendosur në një pozicion të vështirë Serbinë dhe sipas tij, presioni vetëm po shkon duke u rritur.
Ai ka kundërshtuar edhe njëherë vendosjen e sanksionve ndaj Rusisë, duke u arsyetuar se një vendim i tillë përbën kërcënim për sigurinë kombëtare
“Ajo (Serbia) lufton për politikën e saj kudo që të mundet dhe politika jonë përcaktohet nga konkluzioni i Këshillit të Sigurisë Kombëtare”.
Për një vendim të tillë, presidenti serb pret edhe pasoja.
“Zhvillimet e reja në skenën gjeopolitike do të kenë pasoja të rënda për Serbinë, e cila do të jetë nën presion të madh politik. Është e nevojshme që lidershipi të udhëhiqet nga arsyeja e shëndoshë dhe të shpëtojë vendin e tyre në krizën më të madhe”, deklaroi Vucic, transmeton mediumi malazez ‘Dan’.
Duke folur për mundësinë që Bashkimi Evropian t’i ndërpresë negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE, ai me ironi shtoi se “e vetmja gjë që ka mbetur është që dikush të na vendosë kokën në një trung peme dhe ta të marrin sëpatën”.
“Nuk mund t’i mposhtni emocionet. Nuk është e nevojshme që menaxhmenti të udhëhiqet nga emocionet, por nga sensi i shëndoshë. Do të jemi nën presion edhe më të madh”, u shpreh ai para gazetarëve gjatë ceremonisë së hapjes së tubacionit të gazit në Sofje të Bullgarisë.