TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Luginën e Preshevës prej 1 tetorit ka nisur regjistrimi i popullsisë. Mirëpo duket se Beogradi nuk po e harron zakonin e vjetër të persekutimit të shqiptarëve.
Për këtë deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi thotë se në Komunën e Medvegjës janë vetëm tre regjistrues shqiptarë të cilët dërgohen nëpër banesat e serbëve. Regjistrimi i popullsisë për shqiptarët në Serbi po bëhet pas dy dekadave.
Kamberi thotë se duan që të ruajnë shifrat e censusit të fundit të vitit 2002.
Shqiptarët e Luginës nuk morën pjesë në regjistrimin e popullsisë që u organizua në vitin 2011, për shkak të mos respektimit të kërkesave të tyre. Në procesin e regjistrimit të popullsisë në Serbi që ka nisur ditën e shtunë, bëhet edhe regjistrimi i pronave.