BALLKAN, 6 Nëntor 2022, 11:43

Tensionet me Kosovën/ Vulin: Kurti është frikacak, kur ishte në burg tregoi gjithçka që dinte për UÇK-në

Tensionet me Kosovën/ Vulin: Kurti është frikacak, kur ishte

Ish-ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin ka folur në lidhje me situatën e tensionuar në Kosovë mes Serbisë.

Në një intervistë për “novosti” ai ka bërë një deklaratë të të çuditshme duke e quajtur kryeministrin Albin Kurti një frikacak.

Vulin tha se kur Kurti ishte në burg në Serbi tregoi gjithçka që dinte për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Vetëm një hipokrit dhe një gënjeshtar si Kurti mund ta akuzojë Serbinë se është fajtore për destabilizimin në Kosovë. Duke gënjyer aq edhe frikësuar, Kurti përpiqet të gjejë fajtorin për keqbërjet dhe dështimet e tij me deklaratat e tij.

Dhe çfarëdo që të thotë Kurti, ai nuk i fsheh dot komplekset dhe frikën nga Aleksandar Vuçiç. Pas çdo vendimi të Kurtit, fshihet urrejtja ndaj serbëve dhe kompleksi i një njeriu të pasuksesshëm, gënjeshtar që e urren Vuçiçin më shumë sesa të ashtuquajturën Kosovë.

Frikacak dhe i dobët në burgun serb, ai tregoi gjithçka që di dhe nuk di për bashkëpunëtorët e tij dhe UÇK-në terroriste. Frika që ndjeu atëherë nuk e la kurrë” tha Vulin.