BALLKAN, 5 Nëntor 2022, 22:55

“NATO e gatshme për të ndërhyrë”/ Lajçak reagon pas largimit të Listës Serbe nga institucionet në Kosovë

“NATO e gatshme për të ndërhyrë”/ Lajçak

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar pas largimit të Listës Serbe nga institucionet kosovare.

Në një postim në Twitter, Lajçak mbështet qëndrimin e zv/Sekretarit të NATO-s, Mircea Geoana i cili i bëri thirrje dy shteteve që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të mos përshkallëzojnë më tej situatën.

"Plotësisht dakord me zv/sekretarin e NATO-s, Mircea Geoana. Faleminderit për bashkëpunimin e shkëlqyer të Evropës dhe NATO’s, – si me lidershipin në nivelin më të lartë ashtu edhe KFOR’it në terren”.