BALLKAN, 5 Nëntor 2022, 16:43

Largimi i Listës Serbe nga institucionet në Kosovë/ Vuçiç bisedë telefonike me ambasadorin amerikan: Qytetarët tanë janë tmerruar lëvizjet e njëanshme të Prishtinës

Largimi i Listës Serbe nga institucionet në Kosovë/

Pas largimit të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, Presidenti Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me ambasadorin amerikan në Beograd.

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç thotë se Serbia është përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara me Kosovën.

“Në një bisedë të gjatë dhe kuptimplote telefonike me ambasadoren Hill, ritheksova se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes, respektimin e së drejtës publike ndërkombëtare dhe zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara. Gjithashtu theksova tmerrin e serbëve me sjelljen e Kosovës dhe lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, të cilat e vënë në pikëpyetje sigurinë dhe stabilitetin e tyre në të gjithë rajonin” – shkruan Vuçiç.

Ndërkohë, ambasadori Hill, thotë se ka kërkuar nga presidenti Vuçiç që Serbia të sillet me përgjegjësi dhe të mos marrë pjesë në asnjë mënyrë në rrezikimin e paqes dhe stabilitetit rajonal.

Kujtojmë se Vuçiç ka pasur takime të tjera sot, ku temë kryesore e diskutimeve kanë qenë zhvillimet e fundit në Kosovë.

Presidenti serb ka marrë pjesë në seancën e posaçme të Qeverisë së Serbisë, pas së cilës u takua me ambasadorin kinez dhe rus.

Lista serbe ka bërë sot të ditur se kanë vendosur që të largohen nga të gjitha institucionet politike në Kosovë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)