TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bashkimi Europian konfirmoi të premten se tashmë ka marrë përgjigjet nga Kosova dhe Serbia për planin franko-gjerman në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç thotë se Beogradi nuk mund ta pranojë këtë, pasi parasheh njohje të Kosovës.
“Qëndrimi i Serbisë është i qartë, ai plan nis nga baza e papranueshme, nga fakti që çështja e zgjidhjes politike konsiderohet e përfunduar dhe se ne vetëm duhet ta pranojmë, me dëshirë apo pa, me zë a heshtur, pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Daçiç nga Vjena, shkruan “EuroNews Serbia”.
Ai ka thënë se pikërisht kjo temë do të diskutohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
BE-ja u bëri thirrje palëve që ta shfrytëzojnë “rastin e mirë”. Dokumenti është mbajtur larg publikut, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pati thënë se aty parashihet që Serbia të mos e pengojë Kosovën në rrugën drejt njohjes ndërkombëtare, në këmbim të përshpejtimit të rrugës së Serbisë drejt BE-së.
Nga Kosova, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pati thënë se plani më shumë i afrohet pozicionit të Serbisë, pasi nuk parasheh njohjen reciproke në këtë fazë.