BALLKAN, 5 Nëntor 2022, 21:18

Lista Serbe u largua nga institucionet në Kosovë, reagon zv. Sekretari i NATO-s: Jemi të gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti

Lista Serbe u largua nga institucionet në Kosovë, reagon zv. Sekretari

Zëvendës sekretari i NATO-s, Mircea Geoana ka reaguar pas largimit të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës si dhe tensionet e krijuara në veri të vendit.

Në një postim në Twitter, ai bën me dije se ka komunikuar me Përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Geoana i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të tregohen të përmbajtur dhe të mos e përshkallëzojnë situatën më tej.

Ai bën me dije se NATO dhe KFOR janë në gatishmëri për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti.

Postimi në Twitter i Mircea Geoana:

Fola me Përfaqësuesin Special të BE’së, Miroslav Lajcak për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Si Beogradi ashtu edhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin. NATO dhe KFOR mbeten vigjilent dhe të gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti.